Futboll
Legjenda e Zvicrës: Xhaka nuk e meriton të jetë kapiten, duhet të jetë zviceran
“Ai nuk këndonte as himnin e Kombëtares. Do ta godisja shuplakë, kur nuk e këndon himnin kombëtar”, thotë ish-futbollisti i Liverpoolit
Festa me shqiponjë nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri nuk është harruar ende në Zvicër.
Përkundër se u dënuan nga FIFA dhe u ngritën shumë debate, kjo çështje, nuk ka përfunduar.
Së fundi për ekipin e Zvicrës ka folur ish-lojtari i saj, Stéphane Henchoz. Ai në një intervistë për ‘Blick’, ka thënë se helvetikët luajtën dobët në Rusi, sidomos ndaj Suedisë, derisa ka kritikuar veprimin nga Xhaka dhe Shaqiri, përcjell albinfo.ch.
“Stephan Lichtsteiner me gjasë nuk do të jetë në formacionin e parë, por kush duhet të bartë shiritin e kapitenit. Yann Sommer ose Granit Xhaka, por unë preferoj Sommer. Xhaka luan rregullisht në Arsenal, por kapiten i Zvicrës duhet të jetë zviceran. Jam kundër që Xhaka të bëhet kapiten. Xhaka nuk e përfaqëson as Zvicrën dhe as zviceranët. Ai nuk këndonte as himnin e Kombëtares. Do ta godisja shuplakë, kur nuk e këndon himnin kombëtar”, thotë ish-futbollisti i Liverpoolit, transmeton albinfo.ch.
“Nëse Petkoviq vendos që Xhaka të bëhet kapiten, atëherë do të ishte një problem. Futbollistë si Sommer, Schaar apo Lichtsteiner që kanë përfaqësuar Zvicrën tradicionalisht, do të ndiheshin të lënë jashtë. Edhe vetë tifozët, nuk do ta shihnin më Zvicrën si ekipi që i përfaqëson”, ka shtuar tutje ai.
“Disa lojtarë thonë se kanë dëshirë të madhe të luajnë për Zvicrën. Pse, sepse sigurojnë një kontratë të mirë pas Botërorit? Nuk dua që ata të këndojnë himnin si amerikano-jugorët apo italianët, por të paktën ta ndiejnë atë? As Petkoviq nuk e këndon, edhe ai nuk është model për t’u marrë”.
Ish-mbrojtësi i njohur zviceran thotë se trajneri ka dështuar të mbajë skuadrën e bashkuar.
Ai ka kritikuar edhe Behramin. “Mendoj se trajneri i ka dhënë shumë pushtet, dhe është ditur se një ditë do të ndodhë kjo. Trajneri e ka pyetur veten? Kush ka më shumë pushtet? Unë apo ai?”.
Ish-kapiteni i Zvicrës nuk ka lënë pa kritikuar edhe Shaqirin, duke thënë se ka shpërdoruar rastin sa ishte te Bayerni. “Ai nuk e kuptoi se çka kërkohej nga ai. E bëri stërvitjen, shkoi në Zvicër e vizitoi miqtë e tij. Ndoshta ka ngrënë edhe ndonjë qebap. Pastaj u kthye në Munih për dy orë e gjysmë. Nëse vozit me veturë për dy orë e gjysmë, kjo nuk është e mirë për muskujt e këmbëve. Lëndimet e muskujve nuk ishin fat i keq. Ju jeni i pafat kur ju një kundërshtar ju lëndon, por duhet të kujdeseni për trupin tuaj”.
Stéphane Henchoz ka luajtur në Xamax, Hamburger, Blackburn, Liverpool, Celtic, Wigan, Blackburn. Gjithashtu luajti 72 ndeshjen për Zvicrën.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?