Lajme

Legalizohet shitja e kanabisit në Gjenevë

Zyra Federale e Shëndetësisë ka dhënë dritën jeshile për një fillim testimi për shitjen e kanabisit në Gjenevë.

Ndikimi i shitjeve legale do të vlerësohet nga spitali dhe universiteti në Gjenevë.

Ata që duan të marrin pjesë në shitje duhet të jenë paraprakisht të licencuar.

Për shkak të kohës që do të duhet për të rritur bimën dhe atë të një regjistri – data e saktë e fillimit të programit nuk dihet, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Zyra Federale e Shëndetësisë po lejon shitjen legale në Cyrih, Bazel dhe Lozanë.