Kosova

Ledion Halitaj fiton çmimin e dytë si kitaristi më i mirë i ri në “Transilvania International Guitar Festival”

Rumani, i riu kosovari Ledion Halitaj, është shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar për Kitarë në Transilvani

Në Festivalin Ndërkombëtar për Kitarë – Transilvania 2022, që u mbajt në Rumani, juria vlerësoi me çmimin e dytë kitaristin nga Kosova, Ledion Halitaj, shkruan albinfo.ch.

Ai rrëmbeu çmimin e dytë si kitaristi më i mirë i ri në “Transilvania International Guitar Festival” në kategorinë deri në 13 vjeç.

Ledioni tashmë është fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar për Kitarë në Transilvani të Rumanisë.

Ai pati zënë vendin e parë në kategorinë “Junior”, dedikuar për grup-moshat deri në dhjetë vjeç, si dhe çmimin e parë në Kategorinë e Parë, ku pjesëmarrësit ishin qenë deri në moshën 12-vjeçare.

Ndërkohë që në festivalin e fundit ai mori çmimin në kategorinë deri në 13 vjeç. Vlen të theksohet se në këtë festival kanë marrë pjesë shumë kitaristë nga 18 shtete të botës. /Albinfo.ch