Tematike
Leasing apo kredi për veturë?
Ju keni tashmë një Leasing (qira) për veturë ose dëshironi që të paguani veturën tuaj të re? Nëse e krahasoni kredinë personale (individuale)me Leasingun, do të arrini një potencial të madh kursimesh. Zbuloni të gjitha përparësitë e kredisë personale.
Pagesa e veturës përmes Leasingut nuk është zgjidhja e vetme dhe as më e favorshmja. Për fat të keq, këtë e dinë fare pak njerëz. Me variantin e Leasingut, ju jeni qiramarrës i objektit. Kufizimet janë të shumëfishta kështu që si kostot e fshehura ashtu dhe ato të paracaktuara rrisin koston e ripagimit. Ky variant ka kuptim për kompanitë por është më pak i përshtatshëm për personat privatë.
A e keni ditur? Ju, veturën tuaj të paguar me Leaising nuk mund ta rishitni, sepse në librezën ngjyrë hiri të makinës është vënë “Kodi 178”. Po ashtu nuk mundeni t`i tërhiqni këstet mujore nga të ardhurat e tatueshme. Me kredinë personale ju lëvizni i lirë: nuk keni kilometra të kufizuar vjetorë – të cilat, në rast tejkalimi, mund të ju prekin ndjeshëm kuletën – keni zgjedhje të lirë të garazheve për mirëmbajtje dhe servisim, zgjedhje të lirë të sigurimit, pa qenë të detyruar të merrni sigurimin gjithëpërfshirës (Vollkasko).
Për ndryshim nga modeli i Lesingut, në kredinë personale përfshihet edhe mbrojtja në rast të vdekjes. Veç kësaj, këstet mujore këtu mund t`i zgjatni deri në 84 muaj, për ndryshim nga 60 muaj sa janë te Leasingu.
Me kredinë private kontrollimi i buxhetit është dukshëm më i thjeshtë dhe fleksibil si dhe në çdo kohë mund të diskutohet një përshtatje.
Është dëmtuar shumë nga përdorimi, brendia e automjetit tuaj? Ju nuk keni pse të paguani për riparimin sepse ju jeni pronari i automjetit. Aksident? Kompania e sigurimit jua paguan dëmtimin ose vlerën e mbetur.
Rishitje? E mundur në çdo kohë, me vlerën e tregut, në rast se dëshironi. Ju jeni pronari i automjetit!
Filloni të kurseni menjëherë me kredinë private!
Mendoni për këtë: Në vend të financimit me Leasing, ju mund të ndikoni edhe në çmimin e blerjes të makinës tuaj. Ju keni tashmë një Leaising? Nuk është aq tragjike, ju keni mundësinë që ta financoni vlerën e mbetur të automjetit tuaj dhe të liroheni nga Leasingu.
Kredia private, një vlerë e sigurt!
Më shumë informata:multicredit.ch
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










