Futboll
Leart Haliti, talenti i futbollit me të ardhme të ndritur
Një tjetër futbollist shqiptar me perspektiv shihet, Leart Haliti

I lindur në vitin 2004, në Vjenë të Austrisë nga prindër shqiptarë nga Peja, Leart Haliti dashurinë për futbollin duket që e ka në gjak, të trashëguar nga i ati, Naim Haliti, ish-futbollist i KF „Besa“ në Pejë.
Learti pothuajse me të mësuar të ecë, ka filluar ta godasë topin e futbollit, shkruan albinfo.ch.
Si 5-vjeçar e regjistruan në shkollën e futbollit në kuadër të klubit të njohur Rapid-Wien. Kur ishte 9 vjeçar, familja e Leartit u shpërngul nga Vjena në Basel (Zvicër), dhe menjëherë e regjistruan në Klubin futbollistik SV Muttenz ku luajti në grupmoshat përkatëse.
Në vitin 2019 Learti ka kaluar në klubin prestigjioz FC Concordia në Basel dhe aktualisht luan në grupin U-18. Ai është një futbollist i dalluar dhe njohësit e futbollit e vlerësojnë si lojtarë me perspektivë të shkëlqyeshme. Përkrah futbollit, Leart Haliti vijon mësimet me sukses të shkëlqyeshëm në vitin e fundit të shkollës profesionale ekonomike.
Pra, mbajeni në mend emrin Leart Haliti, ngase në të ardhmen do e mësojmë përmendësh, të gjithë ne adhuruesit e futbollit në Zvicër dhe më gjerë!
N.J.


E-Diaspora
-
Sigurimi i veturave: 57% e zviceranëve, kundër diskriminimit të kosovarëve Njerëzit nga Ballkani paguajnë prime shumë më të larta sigurimi për makinat e tyre. Sipas një...
-
Gjon’s Tears i ftuar special në “Eurovision 2025”
-
Votimi i diasporës, zarfet e para vijnë sot në Tiranë
-
Kanë mashtruar me firmën e kopshtarisë: Djali dëbohet në Kosovë, babai “shpëton”
-
Humb jetën shqiptari në një aksident trafiku në SHBA, ishte pjesëtar i Gardës Kombëtare Amerikane
Jeta në Zvicër
-
SBB synon trenat super të shpejtë Kompania kombëtare e hekurudhave SBB ka nisur përgatitjet për një hap të madh në modernizimin e...
-
Konsumi i vezëve arrin rekord në Zvicër
-
Zvicër: Rekomandohet taksa e sheqerit
-
Sigurimi i veturave: 57% e zviceranëve, kundër diskriminimit të kosovarëve
-
Pse Ticino është destinacioni i preferuar i Pashkëve në Zvicër?