Kosova

Leart Ajvazaj nga Kosova, pranohet në Universitetin prestigjioz Yale

Leart Ajvazaj nga Kosova tashmë do të studiojë matematikë në një prej universiteteve që cilësohet si ndër më të mirët në botë, shkruan albinfo.ch.

Ajvazaj është pranuar për studime në “Yale University” në Amerikë, kanë njoftuar nga Insituti Atomi në Kosovë.

“Ky sukses i jashtëzakonshëm i Leartit, para së gjithash është rezultat i potencialit të tij intelektual, i talentit të tij për matematikë dhe i punës së tij të palodhshme. Veç këtyre, ky sukses i Leartit do të ishte shumë më i vështirë pa përkrahjen dhe investimin e vazhdueshëm të familjes, shkollës, mësimdhënësve, individëve e organizatave të ndryshme profesionale”, thuhet në njoftimin e tyre, përcjell albinfo.ch.

“Atomi” ka falënderuar personat që përkrahën Leartin dhe i kanë uruar atij studime të mbara.

Më poshtë gjeni letrën e pranimit të Leart Ajvazajt në këtë universitet.