albinfo.ch
Zhvillim
Qeveria Zvicerane ndihmon Kosovën përmes projekteve të punësimit
Projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat, financohet nga zyra zvicerane për zhvillim në Kosovë, dhe implementohet nga Swisscontact në bashkëpunim me Institutin Riinvest nga Kosova dhe me firmën gjermane PEM Consult
Qeveria e Zvicrës përmes Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë është duke ndihmuar ekonominë dhe punësimin e kosovarëve përmes projekteve të ndryshme. Përveç në ekonomi, qeveria Zvicerane për Kosovën, koncentrohet edhe në fushat e ndryshme siç janë qeverisja demokratike dhe decentralizimi, uji dhe pastërtia, si dhe shëndeti.
Në sferën e ekonomisë, një ndër këto projekte është edhe projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat – projekt ky i cili po implementohet që nga viti 2013 nga fondacioni Swisscontact në bashkëpunim me Institutin Riinvest nga Kosova, dhe me firmën gjermane PEM Consult. Ky projekt do të vazhdojë deri në fund të vitit 2017, dhe përmes një metodologjie specifike e cila quhet Sistemet Përfshirëse të Tregut, punon në fushën e turizmit dhe të përpunimit të ushqimit.
Qëllim kryesor i projektit është që bizneset që operojnë në turizëm dhe përpunim të ushqimit, të kenë rritje në punësim të Kosovës.
Pse ky projekt? Zyra Zvicerane fokusohet në uljen e papunësisë për të rinjtë, dhe në Kosovë papunësia nga moshat 15 deri në 24 vjeç, është gati 56%. Përmes projektit në fjalë, parashihen që 750 biznese të rrisin produktivitetin e tyre, duke krijuar kështu 1,9 milion franga zvicerane në të ardhura, dhe 800 vende të reja pune. Për më tepër, përfshirja e grave dhe minoriteteve zë vend kyç në projekt.
Të punësuar në këtë projekt të Swisscontact-it janë 17 persona, dhe janë të vendosur me zyre në Bregun e Diellit në Prishtinë, të cilët punojnë rreth identifikimit të metodave më të mira të mbarëvajtjes së projektit.
Synohen 800 vende të reja pune
Në Kosovë papunësia e moshave 15 deri në 24 vjeç, është gati 56%. Përmes një projekti zviceran parashihet që 750 biznese të rrisin produktivitetin e tyre dhe të krijojnë 800 vende të reja pune
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Njihuni me shqiptarin që do drejtojë USS Pearl Harbor Shqipëria nga Tirana që merr komandën e një luftanijeje amerikane...
-
Gjermani
Gjermani: Vjosa Blakaj merr titullin “Doktor Shkence”
-
Kosovari plagos tre persona në sulmin në Wetzikon
-
Kosovari akuzohet për vjedhje të makinerive me vlerë 280.000 franga
-
Poloni: Ansambli ‘Shota’ përfaqëson Kosovën në festivalin ndërkombëtar të folklorit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shqyrton riaktivizimin e fortifikimeve të braktisura Ushtria zvicerane po shqyrton rikthimin në funksion të fortifikimeve të braktisura të periudhës së Luftës së...
-
Kompanitë zvicerane po i kthejnë punëtorët për të punuar nga zyra
-
Projektet pilot lehtësojnë aksesin në arsimin e lartë për refugjatët
-
Shumica e zviceranëve jashtë vendit kanë dy ose më shumë pasaporta
-
25-vjeçari i vrarë në front përkrah forcave ukrainase është nga Lozana