Kosova

LDK: Opozita ndikoi në dështimin e takimit Thaçi- Vuçiq

Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur se arsyeja kryesore e dështimit të takimi të sotëm në Bruksel mes presidentit Thaçi dhe presidentit Vuçiq ka të bëjë me zhvillimet politike brenda Kuvendit të Kosovës gjatë kësaj jave.

“Presioni i opozitës për miratimin e Rezolutës, përmes së cilës do të ndalej procesi i pazareve me kufijtë e Republikës së Kosovës, ka dërguar sinjal në Bruksel se presidenti Hashim Thaçi nuk mund të bisedojë për këtë temë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

LDK ka shtuar se do të vazhdojë ta kundërshtojnë formën e dialogut.

Sipas tyre presidenti Thaçi pa mandat nga Kuvendi i Kosovës po i prin procesit të dialogut Kosovë- Serbi, shkruan Albinfo.ch.

Gjithashtu LDK ka bërë thirrje që partitë parlamentare të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të cilën e ka thirrur opozita.