Integrimi
LDK në Zvicër përkujton Fehmi Aganin
Akademik Fehmi Agani ishte motori i shtetformimit. Kështu është thënë në nje akademi përkujtimore të mbajtur në Sursee të kantonit të Luzernit
Në 14-vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit, Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër, ka organizuar të dielën një akademi përkujtimore në Sursee të kantonit të Luzernit, në nderim të figurës së tij të madhe politike dhe intelektuale.
Bashkorganizator ishin edhe nëndegët e LDK-së në Wilisau,Zofingen dhe Niedwalden si dhe SHH “SaliH Çekaj„ në Zvicër.
Akademik Fehmi Agani ishte motori i shtetformimit. Kështu është thënë në këtë akademi përkujtimore.
Një fjalë rasti e mbajti kryetari i degës së LDK-së në Zvicër, Haki Latifi. Ndërsa ish-kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër, Hajdar Sadia ka lexuar punimin me temën “Fehmi Agani në Mesin tonë”.
Dy ish studentët e akademik Fehmi Aganit, Shaip Kastrati dhe Shaqir Shala evokuan kujtime nga jeta studentore me profesor Aganin.
Telegrame përshëndetëse dërguan ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, bashkshortja e të ndjerit Fehmi Aganit, Sadije Agani si dhe kryetari i Degës së LDK-sënë Gjermani Qazim Bajgoraliu.
Aktori dhe regjisori Adem Kicaj kishte përgatitur enkas një monolog nga autorët shqiptarë. Ndërsa nxënësja e talentuar e muzikës, Marigona Kryeziu ka ekzekutuar disa pika muzikore me piano nga kompozitor të njohur.
Në fund u dha një film dokumentar nga vizita e të ndjerit Agani në Degën e LDK-së në Zvicër, thuhet në një komunikatë të degës së LDK-së në Zvicër.
Fehmi Agani ishte një nga themeluesit dhe nënkryetar shumëvjeçar i LDK-së, intelektual dhe profesor i njohur universiteti.
Prof. Agani u vra më 6 maj të vitit 1999.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












