Kosova

LDK në Zvicër, fton mërgimtarët të investojnë në Kosovë

Lidhja Demokratike e Kosovës, partia e dytë më e madhe opozitare në Kosovë, ka organizuar në Spreitenbach konferencë me afaristët shqiptar në Zvicër, me temën “Korniza e Investimeve nga Diaspora”, transmeton albinfo.ch.

Zeqir Gjukaj, kryetar i degës, ka falënderuar afaristët për interesimin e treguar dhe për punën e suksesin e tyre në Zvicër, që siç tha ai, përveç përfitimeve të tyre, i rregullojnë imazhin edhe komunitetit shqiptar në Zvicër.

Tutje, sipas njoftimit, panelistët informuan afaristët e pranishëm me pjesë të programit qeverisës të LDK-së, “Rruga e Re” që siç u tha lehtëson dhe ofron mundësi të investimeve nga diaspora, në formë të investimeve private dhe partneritetit publiko-privat.

Ndërsa nnënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka  prezantuar disa nga projektet e Prishtinës. “Ne në Kryeqytet, po promovojmë dhe po insistojmë, që një pjesë të madhe të projekteve tona ta realizojmë përmes metodës së Partneritetit Publiko Privat. Vetëm kështu e zhvillojmë vendin tonë.”, ka thënë Zogaj para afaristëve të mbledhur në Cyrih.

Ndër të tjera, Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe ne të ardhmen do të organizojë takime me afaristë dhe shtresa të ndryshme të mërgatë në Zvicër.

albinfo.ch
albinfo.ch