Lajme
LDK-ja kremton Ditën e Pavarësisë në Winterthur
Nën organizimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës-Dega Lindore në Winterthur të Zvicrës, u festua 16-vjetori i Pavarësisë së Kosovës.
Të pranishëm në këtë festë, e cila u shoqërua me program kulturo-artistik, ishin mysafirë specialë nga Kosova dhe Zvicra.
Nga kryesia e LDK-së morën pjesë nënkryetarët Anton Quni, Jehona Lushaku -Sadriu, Doarsa Kica-Xhelili si dhe anëtarët e kryesisë së LDK-së, Sokol Haliti e Armend Zemaj.
Para të pranishmëve fillimisht u intonua himni shtetëror i Kosovës dhe ai i Dardanisë, derisa një fjalë rasti e mbajti nënkryetari i LDK-së, Anton Quni.
“Pavarësia e Kosovës ka emrin dhe emblemën e Presidentit Rugova, i cili ishte lideri që i dha popullit shqiptar zemër e guxim për Liri. Presidenti Dr.Ibrahim Rugova me laps dhe Adem Jashari me pushkë, janë emri i vërtetë i Kosovës, janë burrat më emblematikë të historisë së Kosovës“, tha Quni teksa shtoi se besimi i qytetarëve në LDK në mbarë Kosovën po forcohet çdo ditë. “Kjo është përgjegjësi për ne, për LDK-në si partia më e vjetër në Kosovë që ka vënë themelet e shtetit të Kosovës. Duhet të përgatitemi për të marrë përsipër sfidat e forcimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës”, u shpreh ai.
Në shenjë nderimi kryesia e Degës e LDK-së Lindore i ndau mirënjohje Anton Qunit, Armend Zemajt e Sokol Halitit.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha