Kosova

LDK-ja dënon atentatin ndaj Trump-it

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka dënuar atentatin ndaj ish-Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

​“Të tronditur nga akti i sotëm i dhunës ndaj ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Trump, unë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës shprehim indinjatën dhe zemërimin ndaj një veprimi të tillë. Njëkohësisht, i qëndrojmë afër në lutje z. Trump dhe familjes së tij si dhe i urojmë shërim të shpejtë dhe kthim në aktivitetet e tija të përditëshme, në të mirë të përparimit të demokracisë. Aktet e tilla duhet të na shërbejnë si moment reflektimi dhe zotimi për luftimin e dhunës të cilësdo natyre ajo qoftë dhe forcimin e bashkëpunimit dhe lirive, si themele për zhvillimin e demokracisë”, thuhet nga LDK.