Lajme

Lazio largon Valon Berishën, Igli Tare harton një plan për kosovarin

Aventurës së Valon Berishës te Lazio po i vjen fundi.

Pas Riza Durmishit, nga Lazio pritet që të largohet edhe kosovari Valon Berisha.

E për largimin e tij tashmë është aktivizuar edhe Igli Tare, i cili është duke punuar për të gjetur një skuadër mesfushorit të Kosovës gjatë afatit kalimtar të janarit.

Berisha ka pasur shumë pak minuta në skuadrën e Simone Inzaghit.

26 vjeçari ishte transferuar nga Salzburgu në verën e vitit 2018 për tetë milionë euro.

Edhe vet Valoni dëshiron largimin, madje është i gatshëm që të largohet edhe në formë huazimi sepse dëshiron që të jetë në formë sa më të mirë për ndeshjet e Kosovës në Mars në play-offin e Nation League, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch