Shkurt.ch
Lavdrim Sylejmani, kandidat për Mister 2012
Në mesin e 14 kandidatëve në këtë garë në Zvicër është edhe kosovari, Lavdrim Sylejmani
Më 26 Gusht 2012, në Zvicër do të organizohet spektakli i bukurisë për të zgjedhur misterin e vitit 2012, pasardhësin e zviceranit Luca Ruch. Në mesin e 14 kandidatëve në këtë garë në Zvicër është edhe kosovari, Lavdrim Sylejmani.
Kandidati për Mister 2012 kishte migruar me familjen në Zvicër në moshën tre vjeçare. Tani ai jeton me familje në Pregassona të Tesinës.
23-vjeçari nga Kosova studion ekonominë ndërsa e ka hobi futbollin, tenisin, volejbollin, fotografimin dhe udhëtimin.
Në portretin e publikuar në mediet zvicerane, Lavdrimi thotë se ruan në kujtesë pushimet në SHBA me të dashurën e tij, kurse e kishte përjetuar rëndë kohën, kur babi i tij ishte shtrirë për dy javë në kujdesin intensiv me probleme të zemrës. “Unë e kam përjetuar rënd, kur babai im ishte shtrirë në mesin e të gjitha aparateve “, thotë Lavdrimi
Lavdrim Sylejmani kishte hyrë në konkurrencën e ngushtë për Mister 2012 në një garë të fortë prej 100 pretendentëve.
Lavdrimi kërkon ndihmën e të gjithëve për ta mbështetur në këtë garë.
Tashmë, ju mund të votoni për Lavdrimin nëpërmjet SMS-ave në 919 me tekst, p.sh:”MR Lavdrim”.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës