Integrimi
Lavdija, shqiptarja që “ka në duar” këmbët e Lewandowskit & CO
Prej tri vitesh kosovarja Lavdije Murati, pedikyriste, krahas klientëve “normalë” përkujdeset edhe për çunat e Borussia Dortmundit
Shputat e këmbëve te shumica e njerëzve nuk paraqesin diçka veçanërisht të rëndësishme. Por ka një numër njerëzish të cilët pikërisht me këmbët e tyre fitojnë shumë para. Për shembull yjet nga Borussia Dortmund (BVB) si Robert Lewandowski dhe Kevin Grosskreutz. Dhe pasi që këmbët e futbollistëve ngarkohen shumë dhe shumëçka varet nga funksionaliteti i tyre për to nevojitet kujdes i veçantë. Eh, pikërisht këtu “hyn në lojë” Lavdije Murati, gruaja pedikyriste që përkujdeset për këmbët e yjeve të BVB.
Të jemi të qartë: As Lavdija nuk mund të na thotë se a do të ikë Lewandowski nga BVB dhe nëse po, ku do të shkojë. Sepse edhe sikur ai fare do t`i tregonte asaj, pedikyristja simpatike, normalisht se nuk do ta dekonspironte. Ajo, natyrisht, nuk nxjerr jashtë asgjë në lidhje me çështjet e brendshme të lojtarëve “të saj”.
Vetëm kaq: “Ata janë që të gjithë vërtetë të mirë, shumë të mirë”, thotë shqiptarja nga Kosova, e cila jeton prej dhjetë vitesh në Gjermani ndërsa para kësaj, për gjashtë vite ka ushtruar profesionin e saj në Spanjë. “Kozmetika, pedikyrizmi dhe makijazhi”, i përshkruan ajo fushat e punë së saj.
Prej tri vitesh kosovarja, krahas klientëve “normalë” përkujdeset edhe për çunat e BVB. Prindërit e Lavdijes jetojnë prej një kohe shumë të gjatë në Gjermani, kështu që edhe ajo e kishte oarë normale të “aterronte” në Dortmund. Por si lindi kontakti me BVB? “Një lojtar i BVB ishte atëbotë klient në studion e kozmetikës ku punoja unë. Ai më tha se në BVB po kërkonin dikë të këtij profesioni” kujton Murati. Pastaj ajo njohu Klaus Kraft-in, shefin e shërbimit mjekësor.
Nga tetori i vitit të kaluar, 37 vjeçja atraktive mban edhe një lokal në Lünen. “Unë kam një lokal edhe në Dortmund, ndërsa në qendrën e trajnimit të BVB-së është edhe një ambient i rezervuar për mua”. Por a është ajo tifoze e BVB-së? “Klubi është i mrekullueshëm. Por në fakt unë nuk kam fare ide për futbollin. Kur vijnë lojtarë të rinj unë shpesh nuk i identifikoj dot edhe pse ata janë tashmë të njohur”, thotë ajo. Ndoshta këtu dhe është fshehtësia e saj: Lavdija i lë lojtarët në qetësi, nuk i bezdis ata me kërkesa për autografe. “E gjithë puna që bëj është profesioni im i ëndrrave. Puna me BVB më jep kënaqësi. Për mua lojtarët janë njerëz krejtësisht normalë dhe të mirë”, thotë ajo.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës