Bota
Lavdërohet Gjermania për integrimin e refugjatëve
Integrimi i refugjatëve në tregun e punës në Gjermani është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme, thekson OECD. Tri të katërtat e 2.200 kompanive pjesëmarrëse në studim nuk kishin vështirësi me refugjatët e punësuar.
Punësimi i shpejtë i refugjatëve në tregun e punës dhe insistimi për të mësuar gjuhën gjermane, ishin faktorë kyçë për integrimin e tyre, thanë autorët e studimit në një konferencë shtypi në Berlin.
Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) me seli në Paris, Gabriela Ramos, i përshkroi si mbresëlënëse hapat e parë në integrimin e emigrantëve të rinj nga rajonet e konflikteve, të tilla si Siria.
Sipas saj, hapat e ardhshëm janë për të siguruar qëndrimin e refugjatëve, të cilët kanë perspektivë, ata gjejnë punë dhe integrohen në shoqërinë gjermane.
Ministri i Punës, Andrea Nahles, nga Partia Social Demokrate (SPD), një partner koalicioni në qeverinë e kancelares Angela Merkel, ka thënë se shumë prej refugjatëve janë të rinj dhe të motivuar.
Kjo vlen edhe për 400.000 refugjatë, statusi i të cilëve është zgjidhur, por edhe kështu ata mbetën të papunë, ndërsa në shkollë mësojnë rreth kulturës dhe gjuhës gjermane.
Sipas studimit të OECD-së, pas mbërritjes në Gjermani dhe përpunimit të kërkesave të tyre për azil, 14% e refugjatëve gjejnë punë.
Presidenti i Shoqatës Gjermane të Punëdhënësve (BDA), Ingo Kramer, ka paralajmëruar se integrimi i suksesshëm në vendin e punës është një “maratonë”.
Kramer sugjeron se arsimi i detyrueshëm për fëmijët e refugjatëve duhet të shtrihet edhe për ata që i kanë bërë tashmë 18 vjeç.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’