Lajme

Lavdata dhe çmime të rëndësishme që morën shqiptarët e Zvicrës në 2023-ën

Disa nga sukseset e shqiptarëve në Zvicër që e karakterizuan vitin 2023

Për këta shqiptarë është folur në Zvicër, gjatë vitit 2023.

Platforma mediale Albinfo.ch është pa dyshim një nga pak mediat që janë përçuese e zhvillimeve të ngjarjeve nga e mbarë Diaspora, me theks të veçantë atyre nga Zvicra. Dhe si e tillë, është promovuesja kryesore e profileve të suksesshme shqiptare nëpër botë.

Në fakt, Albinfo.ch është katalizatori kryesor i portreteve, që për vite me radhë nuk ka rreshtur së shkruari për ta, duke evoluar dhe sjellë audiencës profile suksesi që e kanë ndryshuar komplet përshtypjet për shqiptarët në Diasporë.

Vetëm gjatë vitit 2023 kjo media ka sjellë për audiencën e saj mbi 50 profile të reja suksesi që kanë bërë shumë “zhurmë”.

Kësaj radhe, revista Albinfo.ch ka bërë një përmbledhje të disa prej portreteve krijuese nga Zvicra që ishin në top tema për vitin 2023.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ylfete Fanaj – Të shkruash për të arriturat dhe sukseset e saj të shumta, nuk del e lehtë, sepse për ta përmbledhur bagazhin e saj në letër, do të duhej t’i kushtonim një mori faqesh. Andaj ne kemi ndaluar tek data 1 korrik 2023, ku Ylfetes iu dorëzuan “çelësat” e qeverisë duke ia besuar resorin për drejtësi dhe siguri, mbase më i rëndësishmi në nivelin e kantonit të Lucernit.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Gjon’s Tears – Posa dëgjojmë këtë emër, na shkon mendja tek zëri i tij karazimatik dhe shumngjyrësh. Ai bëri jehonë me mjeshtërinë e këndimit dhe performancën e mahnitëshme që i solli shtetit të Zvicërs kohë më parë në Eurovision. Sukseset e tij nuk iu ndaluan as në vitin 2023, ku Gjon’s Tears fitoi çmimin “Artisti më i mirë zviceran” në MTV EMA Awards.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Franci Aleksi – Emër jo shumë i njohur për audiencën e gjerë, mirëpo ai në kantonin e Lozanës u shpall si notari shqiptar, fitues i Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Ujore. Ai ka fituar edhe 5 rekorde kombëtare në not, ka marrë pjesë në gara në 25 vende të ndryshme dhe ka fituar një stazh të paguar tek FINA – Federata Ndërkombëtare e Sporteve Ujore në Lozanë, Zvicër.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Irma Kurti – Shkrimtare shumë e dashur për të gjithë shqiptarët, italianët dhe së fundmi, edhe për zviceranët. Poetes shqiptare, Irma Kurti, i është akorduar “Çmimi i Karrierës 2023” nga Universum Academy Switzerland 2023. Ajo shquhet për poezitë e saja dhe është nderuar me 60 çmime në konkurse të ndryshme letrare në Itali dhe në Zvicër.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Elodie Mehmetaj – Është vetëm 17 vjeçe dhe po shndrit në sportin e volejbollit në Zvicër. Përveç se është një volejbolliste e shkëlqyer, ajo studion edhe për Drejtësi në Zvicër. Tani ajo është një lojëtare volejbolli që ka reputacion në ekpin e parë zviceran “VBC Valtra”, falë përgatitjeve dhe punës së saj. Viti 2023 për Elodien ka qenë i suksesshëm, por edhe sfidues.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kristela Tepelena – Është eksperte për integrimin e emigrantëve në Gjenevë. Ajo ka përfunduar bachelorin dhe masterin në Universitetin e Gjenevës, në Fakultetin e Shkencave Sociale, për Sociologji, si dhe ka diplomuar në Shkencat Politike, po në të njëjtin universitet. Kristela punon si Asistente Sociale në “Hospice General“ dhe është njohëse e gjuhëve: anglisht, frëngjisht, italisht dhe spanisht.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Donat Rrudhani – Bashkë me Young Boys në maj të vitit 2023 u shpallën kampion i Zvicrës, duke rifituar titullin e ligës zvicerane. Ai duke luajtur si mesfushor, bashkë me ekipin e tij e kthyen trofeun në Bernë, një vit pasi Cyrihu i dha fund serisë së katër titujve radhazi të Young Boys. Kujtojmë se ai ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin zviceran BSC Young Boys.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Emiljano Hoxha – Arritjeve të shqiptarëve për vitin 2023 në Zvicër pa dyshim i shtohet edhe Emiljano Hoxha, një inxhinier i suksesshëm në një ndër „top“ firmat më të mëdha në Zvicër, “Terra Vermessungen” AG. Ai punoi si inxhinier gjeodet në ndërtimin e tuneleve, ku nga ana gjeodezike ndërtoi tunelin rrugor të tretin më të madh në Gjermani (Kramertunnel), i ndodhur në Bayern.