Tematike
“Lava e gjelbër” është fituesja e pakontestuar e zgjedhjeve në Zvicër
GPS nga 11 vende sa i kishte, ka fituar edhe 17 vende shtesë në parlament. Tani, me 28 deputetë, ajo pothuajse ka trefishuar forcën e saj
Ajo për të cilën pajtohen të gjithë në Zvicër, “rrëshqitja e gjelbër” tashmë ka ndodhur. Partia e Gjelbër e Zvicrës (GPS) dhe ajo e Gjelbër Liberale (GLP), janë fitueset e vërteta në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 20 tetor.
Ndonëse as tani këto parti nuk përbëjnë forcën më të madhe në parlament (as veç e veç dhe as të bashkuara) rezultati i tyre kufizohet me senzacionin. GPS nga 11 vende sa i kishte, ka fituar edhe 17 vende shtesë në parlament, shkruan albinfo.ch. Tani, me 28 deputetë, që është pothuajse trefishim i forcës së saj, ajo është partia e katërt për nga fuqia në vend.
Ndërsa GLP i ka tani 16 vende, nga 7 sa i ka pasur. Edhe këtu kemi një rritje për më shumë se dyfish të numrit të deputetëve.
Shqetësimi për ndryshimet klimatike, që ka pasur kulmin e tij pikërisht gjatë muajve të fundit, është “përkthyer” në numra rekordë votuesish për GPS dhe GLP. Në këtë pikë bashkohen mendimet e të gjithë njohësve të skenës politike të Zvicrës.
Sidoqoftë, sipas shifrave përfundimtare, SVP/UDC vazhdon të jetë partia me numrin më të madh të vendeve në parlament ndonëse ka humbur plot 12 vende ose 3.8% të votave, shkruan albinfo.ch. Tani SVP ka vetëm 53 deputetë, nga 65 sa kishte në legjslaturën e kaluar.
SP (Partia Socialdemokrate) ka pësuar edhe ajo një rënie, nga 43 sa i kishte, tash i ka 39 vende në parlament. Po ashtu 4 vende i ka humbur edhe Partia Liberale (FDP), duke rënë nga 33 në 29 vende. Ndërsa CVP, partia e cila deri tash ka qenë e katërta ka rënë në 25 vende nga 28 sa i ka pasur, shkruan albinfo.ch. Tani ajo është vetëm partia e pestë në parlament. Një humbje të madhe e ka pësuar në këto zgjedhje BDP-ja, e cila nga 7 ka rënë në 3 vende.
Po të llogariten bashkë GPS dhe GPL, të gjelbrit si tërësi, me 44 deputetë, do të përbënin grupimin e dytë më të madh në parlament, pas SVP-së.
Përfundimisht, rezultatet e dy partive të gjelbra kanë sjellë një ndryshim në skenën politike çfarë Zvicra nuk ka përjetuar gjatë dekadave të fundit, shkruajnë mediat e këtushme.
Një ndryshim i krahasueshëm me këtë ka ndodhur vetëm në vitin 1999, kur SVP-ja ishte rritur nga 14.9% në 22.5%.
Me gjithë rritjen e madhe të partisë, GPS aktualisht nuk e ka ndërmend të ngutet për të kërkuar vendin e saj në qeveri. Kjo, pjesërisht për faktin se në Zvicër ekziston një rregull sipas të cilit pjesëtarët e Qeverisë Federale të zgjedhur nga dy dhomat e parlamentit, vendosin vetë kur duan të tërhiqen, transmeton albinfo.ch. Po ashtu është një traditë që partia e cila arrin rezultate të mira duhet të presë së paku dy legjslatura të kuvendit për të konfirmuar trendin e rritjes, para se të pretendojë vendin në qeveri.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës