Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Agron Tufa vjen në Gjenevë me librin “Njeriu buzë lumit” Në mesin e autorëve shqiptarë që me veprat e tyre prezantohen në Sallonin e sivjetmë të...
-
Nga Zvicra hapin biznes në Kosovë
-
Kurti për pesë shqiptarët që garojnë në zgjedhjet e Hamburgut: Sukses për diasporën
-
Ky është programi i autorëve shqiptarë në Sallonin e Librit, në Gjenevë
-
Dardani, djali i Heroit Mehë Uka, Rreshter në Ushtrinë Austriake
Jeta në Zvicër
-
Pas katër mandatesh, kryetarja e Cyrihut nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme Corine Mauch ka njoftuar se nuk do të kandidojë për rizgjedhje në zgjedhjet e ardhshme komunale...
-
Nga Zvicra hapin biznes në Kosovë
-
Gjithçka që ndryshon në Gjermani nga muaji mars
-
Zvicër: Komunat po trajnohen për zbulimin e pasaportave false të BE-së
-
Pluhuri saharian do të mbulojë Zvicrën këtë fundjavë