Kosova
Laura Fazliu e bronztë në Botërorin në Abu Dabi
Të martën në Botërorin në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, xhudistja kosovare, Laura Fazliu u rendit e treta në kategorinë deri 63 kilogramë. Për medalje të bronztë e mposhti kanadezen Catherine Beauchemin-Pinard.
Për Laurën është sukses historik, më i madhi në karrierën e deritashme.
Për xhudisten kosovare ishte gara e parë pas pauzimit prej disa muajsh për shkak të lëndimit muskulor. Laura ishte lënduar në Grand Slamin në Tbilisi të Gjeorgjisë më 22 mars. Prej atëherë nuk ka garuar.
Laura Fazliu ka medalje evropiane, medalje në Masters , garat Grand Slam e ato Grand Prix.
Ajo i bashkohet grupit shumë elitar të xhudisteve kosovare me medalje botërore. Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Loriana Kuka janë në këtë grup./Koha.net
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











