Lajme

Latifi takon Kryetarin e Këshillit Nacional zviceran

Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, ka takuar kryetarin e Këshillit Nacional (Parlamentit) zviceran, zt. Eric Nussbaumer.

“Vendet tona për dekada me radhë kanë marrëdhënie të ngushta në sferat politike, njerëzore dhe ekonomike”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.

“Me marrëveshjen e tregtisë së lirë të arritur së fundmi në mes të Republikës së Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, është arritur një tjetër moment historik në rrugën drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik.

U diskutua edhe për përshtypjet pozitive të delegacionit parlamentar gjatë vizitës së tyre të fundit në Kosovë në verën e vitit 2024”, thuhet tutje në njoftim.