Lajme
Latifi mposhtet nga Lewisi në peshat e rënda të UFC-së
Ilir Latifi e ka nisur me humbje aventurën në peshat e rënda të UFC-së.
Në garën e parë të UFC 247, sportisti shqiptar u përballë me amerikanin Derrick Lewis në Houston të SHBA-së.
Edhe pse shumë menduan që gjatësia do të ishte një problem për Latifin, shqiptari i ka befasuar të gjithë.
36-vjeçari bëri një ndeshje të madhe ndaj Lewisit, duke e hedhur në tokë disa herë amerikanin, por që ky i fundit fitoi çuditërisht me vendim unanim të gjyqtarëve.
Lewis fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, ku që të tre i dhanë pikët më shumë (29-28, 29-28, 29-28).
Edhe pse humbi, Latifi nuk dëshpëroi në duelin e tij të parë në peshat e rënda.
Në anën tjetër, për Lewis kjo ishte fitorja e 14 në UFC, teksa ka edhe pesë disfata, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra