Bota
Largohet statuja e Erdoganit në Gjermani
Një statujë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, e cila është ngritur gjatë një festivali në qytetin e Gjermanisë, Visbaden, u hoq pasi autoritetet thanë se është bërë kërcënim për sigurinë.
Organizatorët e festivalit të artit, temë e të cilit janë “lajmet e këqija”, e ngritën statujën 4-metërshe të Erdoganit në një bazament në sheshin qendror të Visbadenit më 27 gusht.
Autoritetet thanë se ajo është bërë magnet për fjalimet pro dhe kundër Erdoganit dhe se ka provokuar konflikt, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Statuja është dëmtuar me grafite, përfshirë sloganin “Hitleri turk”, dhe disa qindra njerëz kanë protestuar kundër saj, përcjell albinfo.ch.
Policia tha se nuk mund të garantojë më sigurinë e njerëzve dhe zjarrfikësit pëdorën një vinç të madh për ta hequr atë.
Në Gjermani jetojnë rreth tre milionë njerëz me rrënjë turke. Erdogan, i cili është rizgjedhur president në qershor, pritet të vizitojë Berlinin më 28 dhe 29 shtator.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit