Futboll

Largohet nga ekipi i Zvicrës Valon Behrami

Vetëm 3 muaj, qëndroj Valon Behramit në Sioni në Superligën e Zvicrës.

Valon Behrami është futbollisti shqiptar, që deri pak kohë më parë përfaqësonte Zvicrën në rang kombëtaresh, ka prishur marrëveshjen me klubin. 34-vjeçari duke mos i bërë të qarta arsyet, por ka treguar se të dyja palët kanë rënë dakord për të mos e vazhduar bashkëpunimin.

Behrami thotë se të dyja palët kanë rënë dakord për të mos e vazhduar bashkëpunimin.

“Historia jonë nisi mirë, por arsye të ndryshme sollën situatën aktuale. Në fund vendosëm të thoshim lamtumirë në mënyrën më të mirë të mundshme, vendimi ishte i përbashkët,” – deklaroi Behrami.

Kujtojmë që ish-futbollisti Udineses, Napolit, Lazios, Genoas dhe Veronas në kampionatin italian në këtë sezon ishte aktivizuar në vetëm 4 takime në Superligën e Zvicrës për një total prej 301 minutash.