Bota
Largimi nga puna për shkak të përdorimit të internetit zyrtar, i padrejtë
Përgjimi i komunikimit elektronik të punëtorit përbën shkelje të privatësisë së tij, është qëndrim i gjykatës
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e ka shpallur të paligjshëm pushimin nga puna të një personi për shkakun se ka shfrytëzuar privatisht internetin në vendin e punës. Përgjimi i komunikimit elektronik të punëtorit përbën shkelje të privatësisë së tij, është qëndrim i gjykatës, shkruan srf.ch.
Ankesën për këtë e ka bërë një inxhinier rumun, i cili është pushuar nga puna për arsyen e përmendur. Ai në Rumani ishte ankuar për këtë padrejtësi që i ishte bërë por pa sukses, transmeton albinfo.ch. Sipas instancave juridike rumune, ndërmarrja ka vepruar në bazë të të drejtës së punës në fuqi dhe inxhinieri ka qenë i informuar në lidhje me rregullat.
Madje edhe njëra nga dhomat e vogla të Gjykatës së Strasburgut e kishte ndarë këtë mendim, duke e hedhur poshtë ankesën e rumunit, në janar të vitit 2016.
Por ai e kishte shtyrë çështjen më tutje duke ushtruar sërish ankesë. Kështu, ankesa e tij është shqyrtuar nga Dhoma e Madhe e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, e cila përfundimisht i ka dhënë të drejtë rumunit, përcjell albinfo.ch. Ky vendim është i plotfuqishëm dhe me këtë, do të ketë ndikim edhe në 47 vendet anëtare të Këshillit Evropian, ku hyn edhe Zvicra, Shqipëria bashkë me shtetet tjera të Ballkanit por jo edhe Kosova.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim