Kosova

Largimi i mjekëve, Vitia: Më shumë po kthehen se që po largohen

Dukuria e largimit të mjekëve nga Kosova, ishte një nga temat e diskutuara në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se numri i mjekëve që po kthehen në vend është më i madh se sa i atyre që po dalin jashtë.

“Sa i përket ikjes së mjekëve, hera e parë është viti 2024 nga trendi që ka filluar shumë vjet më herët, që më shumë mjekë shqiptarë po kthehen në Republikën e Kosovës, se sa që po dalin”, u shpreh ai, raporton klankosova, përcjell Albinfo.ch.

“Deri në shtator janë rreth 82-83 mjekë që kanë dalë jashtë Kosovës, dhe janë mbi 156 shqiptarë që janë kthyer”, shtoi Vitia në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës./Albinfo.ch