Lifestyle

Lara Gut ndjek Behramin edhe me 12 mijë kilometra largësi

Largësia nuk është problem për çiftin Behrami-Gut. Ata duket se janë të dashuruar marrëzisht në njëri-tjetrin, dhe shumë të përkushtuar për njëri-tjetrin.

Ky çift është shumë i ndjekur dhe i përfolur në mediat zvicerane, pasi Behrami është një nga futbollistët më të mirë të Zvicrës, derisa Gut, kampione e botës në skijim.

Lara po përgatitet për sezonin e ri të skive në Argjentinë dhe Kili, derisa Behrami filloi sezonin me Udinesen në Itali, shkruan “nau.ch”.

Pavarësisht rreth 12 mijë kilometrave largësi dhe ndryshimit kohor, Gut, ndjek ndeshjet e burrit të saj.

Ajo ka postuar në video në “Instagram”, kur në minutën e 87-të, Behrami hyri në ndeshje për Udinesen. “Valoni ju bën të përjetoni emocione, edhe pse jeni në anën tjetër të botës”, shkruan ajo, përcjell albinfo.ch.

Edhe pse kishte vështirësi në transmetim, ajo së paku nuk humbi momentin e zëvendësimit të Behramit. Udinese mori një pikë me Parman 2:2.