Sport

Lara Gut, garon me mbiemrin Behrami

Që tani, Lara Gut do të marrë pjesë në Kupën e Botës në skitari, nën emrin e saj të ri të plotë, Lara Gut-Behrami, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

Ndryshimi i emrit ose shtimi i mbiemrit të bashkëshortit të saj, Valon Behrami, bëhet me kërkesë të sportistes zvicerane nga Kantoni i Tiçinos. Përdorimin e saj të parë të mbiemrit të ri, ajo do ta ketë të martën në Lake Louise, Kanada, në stërvitjen e saj të parë për garat zyrtare nga 30 nëntori dhe 1 dhjetori.

Lara Gut dhe ish futbollisti shqiptar i Përfaqësueses zvicerane, Valon Behrami, i cili aktualisht është duke luajtur në Serie A për Udinese Calcio, u martuan në korrik të këtij viti. Në garat e para të sezonit, fituesja e 24-fishtë e Kupës së Botës, ka garuar me emrin e saj të vajzërisë.