Të tjera
Lara Colturi renditet e 16-ta në garën botërore të skijatorëve

Skiatorja Lara Colturi, që përfaqëson Shqipërinë, është renditur e 16-ta në botë në garën e parë të Botërorit të Skive që nisi këtë të shtunë në Soelden të Austrisë.
Në disiplinën e Slalomit Gjigant, italiania e natyralizuar si shqiptare mundi të jetë brenda pritshmërive dhe të futet mes 20 më të mirave në botë nga 100 skiatoret që marrin pjesë.
Në lëshimin e parë ajo e mbylli me kohë 1:08.39, ndërsa në të dytën 1:09.85, duke e mbyllur me 2.19 sekonda pas vendit të parë. Ndërkohë Lara ka siguruar 15 pikët e para në Botërorin e këtij viti.
Gara e Austrisë ishte e para mes 20-të pistave ku do mbahet Kupa e Botës për këtë vit. Kujtojmë se ky format vjen në formën e një kompeticioni që zhvillohet në 20 vende të botës dhe 17-vjeçarja Lara Colturi shpreson të bëjë mirë duke dashur të jetë mes 15 vendeve më të mira në renditjen finale, aty ku ka më pas shanse për medalje.
E-Diaspora
-
Raporti i ASK-së: Punësimi në rënie, të rinjtë më të prekur nga papunësia në Kosovë Numri i të papunëve në Kosovë gjatë muajve prill, maj dhe qershor të vitit 2024 ka...
-
Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Restoranti zviceran në Uashington përballet me tronditje ekonomike dhe sfida tregtare Restoranti “Stable”, një copëz Zvicre në zemër të kryeqytetit amerikan, po përjeton valë tronditëse ekonomike mes...
-
Edhe bursa zvicerane nën kërcënimin e rënies
-
Për të minimizuar vonesat, Swiss po zgjeron ndarjet e bagazheve
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra për këtë javë
-
Përballë sfidave të plakjes, Zvicra duhet të rimendojë kujdesin për të moshuarit