Të tjera

Lara Colturi, e shtata në Itali

Pas debutimit në Kampionatin Botëror javën e shkuar, këtë fundjavë skiatorja jonë Lara Colturi u rikthye në ndalesën e radhës së Kupës së Botës.

Në etapën e zhvilluar në Sestriere të Italisë, në disiplinën e Slalomit Gjigant, ajo është renditur përsëri e 7-ta. Ndërkohë, pasditen e sotme do të provojë sërish në të njëjtën kategori.

Lara Colturi vazhdon të bëjë paraqitje të mira në garat e Kupës së Botërorit të skive për 2025. Në përfundim të dy zbritjeve të saj, Colturi është pozicionuar në vendin e shtatë. Konkretisht në zbritjen e parë ajo zuri vendin e 9-të dhe në të dytin vendin e 5-të.