Gjuha
LAPSH St. Gallen, përgatitet për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë
U zgjodhën dy këshilla organizativ për manifestimet e Nëntorit që do të mbahen më 4 nëntor dhe 1 dhjetor
Më 15 Shtator 2012 në Buchs, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” e kantonit të St. Gallenit mbajti mbledhjen e saj të rregullt, në vazhdën e përpjekjeve për të afruar sa më shumë nxënës në shkollat shqipe të kantonit, njofton LAPSH i i këtij kantoni përmes një komunikate.
Mbledhja i është kushtuar edhe festimit të dinjitetshëm të 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe njëzet e trevjetorit të shkollës së pavarur shqipe në këtë kanton.
Më tutje në komunikatë thuhet se shkolla shqipe në këtë kanton aktualisht numëron 530 nxënës. “Shpresojmë që me hapjen e paraleleve të reja në Balgach, Sevelen, St. Margarethen, Grabs, Watvill, Butschwill, Flawill, Uzwill dhe në disa qytete tjera të kantonit, do ta tejkalojmë numrin e 650 nxënësve. Edhe pse ky numër është ende i vogël në krahasim me numrin e përgjithshëm të nxënësve shqiptarë, ne jemi të angazhuar që edhe një herë të informojmë dhe të këshillojmë prindërit shqiptarë se shkolla shqipe është i vetmi institucion edukativo-arsimor në ruajtjen e dhe mësimin e gjuhës amtare”, është shprehur kryetari i Këshillit të arsimtarëve të kantonit të St. Gallenit – Vaxhid Sejdiu në hapje të mbledhjes.
Memetali Sherifi, kryetar i Kryesisë Kantonale, në fjalën e tij ka vlerësuar angazhimin e prindërve dhe të mësuesve në organizimin e procesit mësimor.
Në vazhdim të mbledhjes u prezantuan të dhënat nga mësuesit dhe mësueset të cilët raportuan për gjendjen në pikat shkollore, kushtet e punës, kërkesat, mundësit si dhe u dha e dhe numri i nxënësve, të cilët momentalisht i ndjekin mësimet në gjuhën shqipe. Së pari mësuesja Afërdita Maliqi nga shkolla shqipe e qytetit të St. Gallenit foli për pikat shkollore Spelterini, Kreuzbühl, Schönenwegen dhe Engelwies të qytetit të St. Gallenit, pastaj Lumnije Gashi për shkollën në Rorschach, Xhejlane Latifi për pikat shkollore në Rebstein, Heerbrug, Altstätten, Ndrec Nikolla për në Bazenheid, Gani Shala për Gossau, Witenbach dhe Will, Jonida Haxhija për shkollën e sapo hapur në Degersheim, Qefsere Sejdiu për pikat shkollore, Flums, Mels-Sargans, Walenstadt si dhe Vaxhid Sejdiu për pikat shkollore në Buchs, Flums dhe Rapperswill-Jona.
Më pastaj mbledhja vazhdoi rreth planit vjetor, aktiviteteve të lira, angazhimit të nxënësve në manifestimet shkollore dhe rëndësinë e këtyre manifestimeve në ngritjen e numrit të nxënësve dhe mbeti që një plan i detajizuar të miratohet në mbledhjen e ardhshme kah mesi i tetorit.
Pika që angazhoi të gjithë anëtarët e Kryesisë në një debat konstruktiv ishte ajo për manifestimet në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. U diskutua dhe u miratua që të mbahen dy manifestime qendrore kushtuar 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar: më 4 Nëntor në Will do të mbahet manifestimi parë dhe i dyti më 1 Dhjetor në Flums. Arsyeja është e qartë sepse është i madh numri i nxënësve të cilët me rastin e kësaj date dëshirojnë të marrin pjesë në programin shkollor. U tha se kërkesat programore janë pikat muzikore, këngët, vallet dhe recitimet.
Në këtë mbledhje edhe njëherë u potencua rëndësia e hapjes së pikave shkollore dhe detyrat në të ardhmen. Rreth kësaj teme, Memetali Sherifi foli për përpjekjet për hapjen e pikave shkollore në Balgach dhe Sevelen, pastaj Gani Shala rreth pikave shkollore në Will, Witenbach dhe Gossau. Shaban Zenuni dhe Idriz Osmani folën rreth organizimit të manifestimit në Will dhe kërkuan që L.A.P.Sh.”Naim Frashëri” e kantonit të ndihmojë në organizimin sa më të mirë të këtij manifestimi. Jakup Asani u angazhua rreth përfshirjes së nxënësve dhe kontakteve me prindërit, Basri Zeneli foli për shkollën e sapo hapur të Degersheimit, Hekuran Rexhepi për pikat shkollore në Sarganserland, Shkumbin Gashi për pikën shkollore në Buchs, Burim Aliu për hapjen e pikës shkollore në St. Margarethen, Mirvete Ameti për shkollën e Altstätten, Ndrec Nikolla për shkollën në Bazenheid etj.
Mbledhja përfundoi me zgjedhjen e dy Këshillave Organizativ për manifestimet e Nëntorit. Në Këshillin e parë, atë për manifestimin e 4 Nëntorit në Will u zgjodhën: Afërdita Maliqi, Jondia Haxhija, Lumnije Gashi, Gani Shala, Ndrec Nikolla, Memetali Sherifi, Ragip Morina, Shaban Zenuni,Jakup Hasani, Afrim Maliqi, Armand Keqmezi, Habib Iljazi, Mehmet Lokaj dhe Basri Zeneli kurse në Këshillin Organizativ për manifestimin e 1 Dhjetorit janë zgjedhur: Vaxhid dhe Qefsere Sejdiu, Xhejlane Latifi, Fatmire Sopa, Mirvete Ameti, Adnan Fazliu, Arben Xhemaili, Burim Aliu, Nexhat Salihu, Hekuran Rexhepi, Shkumbin Gashi, Selami Osmani dhe Remzi Sulejmani, thuhet në komunikatën e sektorit për informim të LAPSH “Naim Frashëri” të kantonit të St. Gallenit, të nënshkruar nga Gani Shala.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur