Lajme
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjenevë ka kërkuar ndihmë për nxënësit në Shkollën Shqipe.
Sipas njoftimit, ndihma kërkohet për shumë prindër të komunitetit në Zvicër, të cilët nuk kanë mundësi të kontribuojnë financiarisht.
“LAPSH punon pa pushim për t’u ofruar fëmijëve shqiptarë një mësimdhënie në gjuhën e tyre amtare, e cila është thelbësore për zhvillimin e tyre dhe ruajtjen e identitetin e tyre shqiptar! Fatkeqësisht, shumë prindër të komunitetit tonë nuk mund të kontribuojnë financiarisht për shkak të vështirësive ekonomike. Donacionet tuaja sigurojnë që çdo fëmijë, pavarësisht rrethanave, të ketë qasje në një arsimim dygjuhësor cilësor”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Tutje, sipas njoftimit, kontributet tuaja mundësojnë:
- Garantimin e qasjes në një arsimim dygjuhësor të cilësisë së lartë për të gjithë fëmijët, pavarësisht nga situata e tyre ekonomike.
- Forcimin e zotërimit të gjuhës shqipe, që i ndihmon ata gjithashtu të mësojnë më mirë gjuhët e tjera dhe të kenë sukses në shkollë.
- Ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe përcjelljen e vlerave të forta brezave të ardhshëm.
Bëhet e ditur se donacioni është i zbritshëm nga tatimet.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?