Gjuha
LAPSH në Aargau, me simpozium shkencor në Përvjetorin e Skënderbeut
Më 23. Qershor 2018, mbahet simpoziumi shkencor kushtuar figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe më 24. Qershor 2018, në Küttigen (AG), manifestimi shkollor i nxënësve të shkollave shqipe
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ në Kantonin e Aargaut, në mbledhjen e saj të rregullt, më datën 21. Janar 2018, vendosi që t`iu bashkangjitet manifestimeve kombëtare me pagëzimin „Viti i Skënderbeut“.
Do të fillojmë, në Windisch (AG), me datën 23. Qershor 2018, me simpoziumin shkencor kushtuar figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe do ta përmbyllim me datën 24. Qershor 2018, në Küttigen (AG), me manifestimin shkollor të nxënësve të shkollave shqipe.
Në këto manifestime do të marrin pjesë personalitete të larta shkencore nga trojet shqiptare, nxënësit, mësuesit, prindërit, gazetarë të medieve, si dhe i tërë programi do të përcillet nga ekipi i RTK-së.
Prandaj, ftojmë të gjitha Këshillat Kantonal të L.A.P.Sh. në Zvicër, që të na bashkangjiten, me qëllim që, sa më mirë ta shënojmë këtë datë historike, thuhet në një ftesë të dërguar nga Kryesia e L.A.P.Sh. “Naim Frashëri” – Aargau
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit23 Qershor 2018
- Ora15:00
- LokacioniWindisch (AG)
- Data e përfundimit22 Qershor 2018 - 15:00
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës Për pak orë 120 aksidente trafiku në kantonin St. Gallen ...
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”