Integrimi
LAPSH-i shpërndan tekste mësimore për shkollat shqipe
Këto tekste për tri nivelet e shkollës shqipe ofrojnë një material të bollshëm dhe të rëndësishëm si për nxënësit ashtu dhe për mësimdhënësit e shkollës së mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër
Të dielën, më 22 dhjetor 2013, në një nga sallat e qendrës së LAPSH-it në Rrugën West 60 në Surh – Aargau u shpërndanë tekstet mësimore për tri nivelet mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Përkundër se e diela është ditë pushimi, pothuajse të gjithë përfaqësuesit e LAPSH-it mësimdhënës apo prindër arsimdashës kishin ardhur me shpenzime vetjake dhe me punë vullnetare për të marrë tekstet shkollore për mësimin plotësues. Librat janë të dërguar nga Kosova me 17 dhjetor 2013. Në ceremoninë e shpërndarjes qenë të pranishëm pothuajse përfaqësues të gjithë shkollave ku zhvillohet mësimi plotësues. Munguan vetëm përfaqësues të tri shkollave gjegjësisht të kantoneve Schaffhausen, Basel dhe Neuchâtel. Për të gjithë ata që kishin ardhur pati mjaft libra për tri nivelet e mësimit shqip, ashtu siç janë të konceptuar tri libra për tri nivele secili libër përbëhet nga gjashtë fletore tematike.
Këto tekste ofrojnë një material të bollshëm dhe të rëndësishëm si për nxënësit ashtu dhe për mësimdhënësit e shkollës së mësimit plotësues. Duke pasur gjithnjë librin shqip pranë, fëmijët do ta mësojnë më shumë dhe më mirë gjuhën shqipe, do të flasin më lirshëm me prindër, do ta pasurojnë fjalorin e tyre, do të njihen me pjesë të letërsisë popullore, por edhe të shkrimtarëve shqiptarë më të njohur nga të gjitha periudhat. Po ashtu do të thellojnë njohuritë në përshkrimin e trojeve shqiptare, bukurive dhe pasurive natyrore të atdheut. Gjithashtu do të njiheni me ngjarjet më të rëndësishme dhe figurat më të shquara të historisë sonë duke filluar nga paraardhësit tanë ilirë e deri në kohën e sotme. Do të njiheni me artin dhe kulturën shqiptare në përgjithësi.
Ky projekt i madh është realizuar falë ndihmës së Prof. Dr Dr Basli Schader i cili ka gjetur mbështetje financiare nga Shkolla e Lartë Pedagogjike e Cyrihut dhe të Lotteriefonds po të kantonit të Cyrihut. Në hartimin e këtyre teksteve apo fletoreve tematike punuan pesë profesorë universitarë të Prishtinës – MASH dhe pesë mësues të mësimit plotësues të udhëhequr nga pedagogu, albanologu Prof. Dr Dr Basli Schader.
Përveç teksteve për shkollën shqipe janë siguruar harta gjeografike të Kosovës të madhësive të ndryshme dhe me liktyrë shkollore. Me shumë interes është edhe botimi revistës me emrin simbolik “Ura”, revistë për fëmijë shqiptarë që po rriten larg atdheut, botim i Ministrisë së Diasporës së Kosovës. Kjo është një dhuratë e mirë për fëmijët tanë. Revista “Ura” është një mjet komunikimi mes zemrave të fëmijëve të mërgimtarëve dhe dashurisë së shqiptarëve të Kosovës e Shqipërisë.
Këto tekste dhe materiale tjera do të shpërndahen falas për të gjithë nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.
Nexhmije Mehmetaj
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim