Gjuha
LAPSH falënderon përkrahësit, në 20 vjetorin e themelimit
Sonte në Gjenevë shënohet 20 vjetori i LAPSH-së, që është njëherësh aktivitet për të lehtësuar integrimin e familjeve shqipfolëse

LAPSH e Gjenevës në një komunikatë drejtuar medieve fton bashkatdhetarët të marrin pjesë në manifestimin e 20 vjetorit të themelimit të kësaj organizate, bartëse të arsimit shqip në këtë kanton.
“Prej vitit 1991, janë organizuar kurse javore në të mirë të fëmijëve shqipfolës të cilët jetojnë me familjet e tyre Gjenevë. Më shumë se 1’500 nxënës të shkollave fillore janë të përfshirë në këto kurse”, thuhet në prezantimin që LAPSH i bën punës së saj.
Pastaj, LAPSH përmes komunikatës përkujton ndihmën zemërgjerë që ka gëzuar dhe gëzon nga institucionet e Gjenevës për veprimtarinë e saj. “LAPSH-ja bashkëpunon ngushtë me autoritetet kantonale e komunale gjenevase për ruajtjen e kultivimin e gjuhës dhe kulturës së origjinës. Me këtë rast, ajo ka mbështetje financiare nga shteti i Gjenevës, prej shumë komunave të saj”, thuhet më tutje në komunikatë, ku theksohet edhe mbështetja morale nga autoritetet e Kosovës.
Me qëllim që të shënohet 20 vjetori i përfitimeve të saj në fushën e integrimit, shoqata e LAPSH-së në Gjenevë dëshiron të falënderojë partnerët që i kanë mundësuar realizimin dhe përjetësimin e projekteve të saj.
Kjo ngjarje do të zhvillohet me praninë e përfaqësuesve të Këshillit të Shtetit të Gjenevës, të autoriteteve nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria që veprojnë në Zvicër, nga përfaqësues të komunave të Qytetit të Gjenevës, Carouge, Grand-Saconnex, Lancy, Meyrin, Onex, Thônex, Vernier e Versoix, si dhe nga përgjegjës të institucioneve shkollore, shërbimeve përkatëse, bashkëpunëtorë et miq të tjerë.
Pas fjalimeve zyrtare do të pasojë një aperitiv në ambient shoqëror.
Enkas për këtë rast grupi i fëmijëve “Gëzuar” do t’i japë edhe më shumë ngjyrë kësaj ngjarje duke prezantuar një program të larmishëm artistik, përfundon komunikata.
Aktiviteti zhvillohet të premten (sonte) më 16 mars, duke filluar në orën 18.00, në Aula de l’Ecole d’Avanchet Jura / shihni planin më poshtë).
Personat për kontakt: Claude Dupanloup (cl.dupanloup@bluewin.ch) dhe Agim Paçarizi (079 538 97 26), të dy anëtarë nderi të LAPSH.
E-Diaspora
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it Rikthimi i Donald Trump në skenën politike amerikane dhe paralajmërimet për tarifa të reja tregtare ndaj...
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
-
Mbrëmja Filantropike “Save a Life” rikthehet me edicionin e 7-të në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më shumë restorante paguhet për anulime ‘në momentet e fundit’ Më shumë restorante në Zvicër po paguajnë një tarifë për ata që rezervojnë një tavolinë dhe...
-
SBB vë në qarkullim 1600 trena shtesë për ngjarje të veçanta
-
Banorët e Vaud-it në shënjestër të faturave tatimore false
-
Trump ndryshon mendje për tarifat, Zvicra po përdor aftësinë e saj për një marrëveshje
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran