Integrimi
LAPSH e Cyrihut kremton tri festa kombëtare në një manifestim në Bülach

Të shtunën, më 18 mars 2023, në Bülach u zhvillua një mbrëmje e paharrueshme me ç`rast LAPSH i Kantonit të Cyrihut organizoi festimet e Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës (17 Shkurtin), Ditës së Mësuesit (7 Marsin) dhe Ditës së Gruas (8 Marsin). Mbrëmja ka bërë bashkë mysafirë të shumtë nga diaspora shqiptare e Cyrihut e më gjerë. albinfo.ch raporton nga ky aktivitet.
Kremtimi nisi me himnin kombëtar dhe një mikpritje të ngrohtë nga prezantuesja. Më pas një anëtar i shoqatës foli për domethënien e këtyre tri datave të shënuara dhe theksoi rrugën e suksesshme që ka bërë LAPSH i Kantonit të Cyrihut gjatë tri dekadave të veprimit.
Armosfera arriti kulmin kur një grup fëmijësh me kostume tradicionale shqiptare performuan dhe kënaqën të pranishmit me muzikën e tyre. Aktori i njohur, i ardhur nga Kosova Çun Lajci, me deklamime poezish patriotike dhe Gezim Jaha, me këngë shtuan kënaqësinë e publikut.
Një moment i veçantë i mbrëmjes ishte ftesa e mësuesve të LAPSH Naim Frashëri në skenë. Ata befasuan këndshëm audiencën me një këngë të improvizuar që e vendosi ekipin mësimdhënës në një dritë krejtësisht të re, shkruan albinfo.ch. Më tutje, me recitimet e fëmijëve u dëshmua se letërisa shqipe është përvetësuar edhe nga lexuesit më të vegjël.
Në përgjithësi, mbrëmja ishte jo vetëm një festë e kulturës dhe traditës, por edhe një shenjë e bashkimit të komunitetit shqiptar në Zvicër.
E-Diaspora
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih Besimtarët myslimanë shqiptarë kanë falur namazin e Fitër Bajramin në Sallën e Sporteve në Kloten, afër...
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
Jeta në Zvicër
-
Rekord: 200 mijë bileta për Festivalin në Zvicër shiten për 13 minuta Biletat për Paléo u shitën në 13 minuta – një rekord i ri. Kjo është 200,000...
-
SBB fokusohet në linjat kryesore ndërsa ridizajnon trafikun rajonal
-
Refugjatët do të ndjekin universitetet zvicerane për të luftuar mungesën e fuqisë punëtore
-
Banorët e Zvicrës kanë fuqi blerëse më të lartë se fqinjët e tyre
-
A kushtojnë ekstra thirrjet për një numër zviceran jashtë vendit?