Lajme
Lansohet platforma digjitale “Schoolme” për mësuesit e diasporës
Të gjithë mësuesit në diasporë mund të përfitojnë falas shërbimin e mësimdhënies përmes platformës digjitale “Schoolme”

Qendra e Botimeve për Diasporën ka lansuar disa metoda digjitale për mësuesit nga diaspora. Për herë të parë, të gjithë mësuesit dhe shkollat e gjuhës shqipe në diasporë mund të përfitojnë falas shërbimin e mësimdhënies në distancë përmes platformës digjitale “Schoolme”, shkruan albinfo.ch.
Thuhet se platforma mundëson shpjegimin e lëndëve të ndryshme në gjuhën shqipe nga mësuesit e kualifikuar.
Po ashtu, kjo mënyrë e digjitalizimit vë në dispozicion video shkencore, filma, imazhe, dokumente, harta specifike, për një shtjellim më të thelluar të të gjitha temave mësimore të renditura sipas programit shkollor të miratuar nga institucionet arsimore përgjegjëse të Shqipërisë dhe Kosovës. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Drita Cacaj, kandidate për deputete në Këshillin e Vjenës E njohur si një prej aktivisteve të hershme të komuniteti shqiptar në Vjenë si dhe për...
-
Ambasada e Kosovës në Londër shfaqi dokumentarin “Return to Kosovo”
-
Dillan Barbatovci, kosovari i parë që u bë pjesë e Marinës Spanjolle
-
Langenthal: Shënohet 35 vjetori i pajtimit të madh shqiptar në Verrat e Llukës
-
Shqiptari nga Maqedonia akuzohet se ka mbajtur mbyllur gruan për dhjetë vite
Jeta në Zvicër
-
A paguajnë të huajt më shumë taksa në Zvicër? Nëse jeni i sapoardhur në Zvicër, ose jeni gati të transferoheni këtu, mund t’ju lindë pyetja...
-
Zvicra planifikon të krijojë një regjistër kombëtar të borxhit
-
Zyrtarët e lartë zviceranë në SHBA po bisedojnë me administratën Trump për të shmangur tarifat tregtare
-
Trajnimi i refugjatëve për t’u bërë asistentë mjekësorë në Ringgenberg
-
Gazi është bërë më i lirë në kantonin Zug