MARKETING

Lansohen seriali “Rrushe” dhe mini-seriali “Beni” për të gjithë bashkëatdhetarët në Zvicër vetëm në platformën blueTV

Seriali më i madh shqiptar “Rrushe” bashkë me shumë momente të bukura, emocionuese, aktorë të mrekullueshëm, e ngjarje tronditëse, tashmë mund të shikohet nga bashkëatdhetarët tanë në Zvicër në platformën blueTV. Seriali dramë-krim “Rrushe”, që u lansua sot, ka bërë bujë të madhe. Përpos aktorëve të njohur që kanë tërhequr vëmendje, për këtë serial është përfolur shumë edhe për mënyrën e realizimit dhe inkuadrimin e reperit Capital T në këngën ‘theme’ të serialit.

Seriali “Rrushe”, që është seriali me produksionin më të madh televiziv deri tani në trojet shqipfolëse, fillon rrugëtimin nga sot në platformën blueTV për bashkëatdhetarët tanë në Zvicër.

Seriali i prodhuar nga GjirafaStudios është i mbushur me emocion, me ngjarje të papritura, e me tregim që lëvizë nga e kaluara në të tashmën, nga Kosova në Gjermani, nga Prishtina në Gjakovë, nga vrasjet në dashuri, e nga ideali në tradhëti.

Shtresat e shumta që ka seriali, temat që prekë ai, e mbi të gjitha, përfytyrimi i realitetit të jetës në Kosovë, në dy periudha kohore, e bëjnë këtë serial të paparashikueshëm.

Për të parë serialin “Rrushe” klikoni këtu

Përveç “Rrushe”, për të gjithë bashkëatdhetarët tanë në Zvicër sot lansohet në platformën blueTV edhe mini-seriali “Beni”.

“Beni” është i pafajshëm, zemërmirë dhe ndonjëherë i pafat. Aventurat e tij janë të komplikuara dhe plot humor.

Për të shikuar mini-serialin “Beni” klikoni këtu