Kuriozitete
Tetë njoftime për pajisje të reja nga Apple (Video)
Apple prezantoi një mori produktesh me teknologji të avancuar

Mbrëmë, gjiganti teknologjik Apple prezantoi një mori produktesh, përfshirë linjën e re të telefonave iPhone 13, orën Apple me ekrane të mëdha e iPadët e rinj. “The Verge” ka spikatur tetë lajmet kryesore nga konferenca e mbajtur online.
iPhone 13 ka dizajn të ngjashëm me “njollë” më të vogël
iPhone 13 dhe iPhone 13 Mini ngjan shumë me iPhone 12, por ka një njollë më të vogël në ekran dhe një grup më diagonal kamerash. Telefonat janë të pajisur me çipin A15 Bionic dhe kanë sistem të dyfishtë kamerash prapa. Apple po ashtu ka premtuar bateri më të mirë se tek iPhone 12. iPhone 13 Mini kushton 729 dollarë, ndërsa çmimi i iPhone 13 nis me 829 dollarë. Mund të paraporositen nga 17 shtatori e porositë do të pranohen një javë më pas.
iPhone 13 Pro, më në fund ka ekran më të mirë
iPhone 13 Pro dhe ai 13 Pro Max po ashtu ngjasojnë me pararendësit. Por dallimi i madh është ekrani: Tani pajisjet përkrahin teknologjinë deri në 120Hz. Kanë po ashtu sistem të ri kamerash e çip A15 Bionic. Sikur tek iPhone 13, Apple ka premtuar bateri më të mirë edhe këtu. iPhone 13 Pro kushton 999 dollarë, ndërsa ai Pro Max nis me 1099 dollarë dhe mund të vijnë me hapësirë të brendshme prej 1TB.
Mundësia për xhirime e fotografi të veçanta
Dy kamerat e reja te telefonat sjellin mundësinë e xhirimit të portreteve me mjegullim prapa.
Apple Watch Series 7 ka dizajn të ri e ekrane më të mëdha
Ora e re e kompanisë do të vijë me dy madhësi ekranesh – 41 dhe 45 milimetra – me ndryshime në dizajn. Ekranet më të mëdha mundësojnë tastierë të plotë në to. Modeli i ri nis me çmimin prej 399 dollarësh, por ai do të jetë në dispozicion gjatë vjeshtës.
Ushtrime të reja në Fitness Plus
Apple ka njoftuar për përditësime në Fitness Plus, shërbimin e vet të ushtrimeve. Apple ka shtuar ushtrimet Pilates, meditimet e disa ushtrime të sporteve dimërore. Ushtrimet në grup do të vijnë më vonë. Shërbimi do të zgjerohet edhe në më shumë shtete po ashtu.
iPad Mini i ri ka dizajn të ri
Apple iPad Mini i ri do të ketë dizajn tërësisht të ri. Mini i ri ka ekran 8.3-inç me senzor të ndjeshëm në prekje në butonin kryesor, port për USB, kamerë 12MP dhe mundësinë e rrjetit 5G. Po ashtu përkrah gjeneratën e dytë të lapsit digjital. Tableti ka çmim fillestar 499 dollarë. Mund të porositet nga e marta.
iPadi i gjeneratës së nëntë me çip A13
Apple ka njoftuar se gjenerata e nëntë e iPadit do të ketë çip A13. Ai do të ketë po ashtu kamerë 12MP, dhe hapësirë të brendshme 64GB. Kushton 329 dollarë.
iOS 15, iPadOS 15 dhe WatchOS 8 do të jenë në dispozicion nga 20 shtatori
Përditësimet e mëdha në softuerët për pajisjet e Appleit do të lansohen nga 20 shtatori.
E-Diaspora
-
Bardhyl Coli emërohet drejtor i ri i hotelit prestigjioz në Zvicër Bardhyl Coli, hotelieri me origjinë shqiptare, do të marrë përsipër detyrën e drejtorit të hotelit superior...
-
Falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi në Zvicër: Kontribut i çmuar për të ardhmen e fëmijëve të fshatit të tyre, Skivjan
-
Vota e Diasporës: Një çelës për të ardhmen demokratike të Shqipërisë
-
Drita Cacaj, kandidate për deputete në Këshillin e Vjenës
-
Ambasada e Kosovës në Londër shfaqi dokumentarin “Return to Kosovo”
Jeta në Zvicër
-
Debat për taksën kombëtare mbi pasurinë në Zvicër Propozimi për një taksë kombëtare mbi pasurinë, i bërë nga Këshilltarja Kombëtare e GLP-së, Barbara Schaffner,...
-
Bardhyl Coli emërohet drejtor i ri i hotelit prestigjioz në Zvicër
-
Zvicër: A do të vazhdojë rënia e çmimit të karburanteve?
-
Rriten raportimet për shkelje etike në sportin zviceran, 412 raste të raportuara në vitin 2024
-
Bazel: Më 18 maj votohet se si do shpenzohen milionat e siguruara nga taksat