Lajme
Lang: Dy palët kanë dështuar për të pagjeturit
Kur dy shtete nuk punojnë sa duhet për të pagjeturit dhe zbardhjen e rasteve të tyre, mendoj që këto shtete kanë dështuar, tha ambasadorja e Zvicrës Marty Lang

Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang i bëri me faj të dy shtetet, Kosovën deh Serbinë për fatin e e personave të pagjetur, në një në tryezë organizuar për personat e zhdukur në luftë, diplomatja zvicerane tha se dy Qeveritë nuk kanë bërë sa duhet për këtë proces.
“Kur dy shtete nuk punojnë sa duhet për të pagjeturit dhe zbardhjen e rasteve të tyre, mendoj që këto shtete kanë dështuar në këtë aspekt, shpresoj që ky problem i familjarëve të përfundoj sa më shpejt”, ka thënë Lang.
Në këtë tryezë diskutimi ishte edhe kryeparlamentari Kadri Veseli si dhe përfaqësues të komisione Qeveritare për persona të Pagjetur si dhe familjarë të të pagjeturve.
Kryeparlamentari Veseli kritikoi autoritetet serbe në Beograd, që nuk po japin informacione lidhur me fatin e tyre. Ai tha se “fshehja e krimeve masive ka qenë një operacion i organizuar nga struktura shtetërore serbe”.
Veseli tha se është krejtësisht e qartë që në Serbi ekzistojnë informacione të sakta se çfarë ka ndodhur me viktimat nga Kosova.
“Qeveritë e ndryshme të Serbisë, vazhdimisht kanë vendosur pengesa në procesin e gjetjes dhe identifikimit të të zhdukurve tanë. Mungesa e vullnetit të duhur për të ndihmuar këtë proces, flet qartë se këto qeveri vazhdojnë të mos distancohen nga qëllimi i fshehjes së krimit, për të cilin u zhdukën mijëra qytetarë të Kosovës”, deklaroi Veseli.
Ndryshe, gjatë luftës së fundit në Kosovë (1998-1999) janë zhdukur 5650 persona. Më shumë se 3200 janë identifikuar nëpër disa varreza masive në Serbi, si në Batajnica, Bajna-Bashta, Peruçac, në lumin Danub, etj, dhe janë riatdhesuar në Kosovë me ndihmën e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Ndërsa edhe 1560 janë ende të zhdukur.
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?