Shkurt.ch

Landolt, kryetar i ri i BDP-PBD

Tri parti të përfaqësuara në Parlamentin Nacional: SVP-UDC, BDP-PBD dhe të gjelbrit liberalë, kanë mbajtur sot kuvendet e tyre.

Në kuvendin e Partisë Borgjeze Demokratike (BDP), të mbajtur në Glarus, është zgjedhur kryetari i saj i ri, Martin Landolt. Njeriu i ri në krye të partisë është deputet nacional dhe vjen nga Kantoni Glarus. Ai ia ka zënë vendin kryetarit dhe themeluesit të BDP-së, Hans Grunder, i cili kishte ofruar dorëheqje muaj më parë.

Në kuvendin e kësaj partie janë miratuar edhe parollat për tri propozimet në votimet federale të 17 qershorit.

Ndërkohë, në kuvendin e SVP-UDC-së të mbajtur në Klingnau të kantonit Aargau është zgjeruar kryesia e partisë. Me këtë rast i është marrë ekskluziviteti i deritashëm Blocherit, si i nënkryetar i vetëm, përgjegjës për çështje strategjike.

Delegatët e të gjelbërve liberalë në kuvendin e tyre të mbajtur në Chur kanë përpiluar qëndrimin e tyre lidhur me temën e elektromobilitetit.