Lifestyle

Lana Del Rey pajtohet me grupin Radiohead

Këngëtarja Lana Del Rey, njoftoi se mosmarrëveshjet e saj me bendin Radiohead lidhur me të drejtën e autorit kanë përfunduar. Më herët gjatë këtij viti, Del Rey kishte thënë se bendi britanik e kishte paditur atë lidhur me ngjashmëritë mes këngës së saj Get Free dhe këngës hit të bendit Creep.

Radiohead kishte refuzuar ofertën prej 40% të të ardhurave nga kënga, që ajo do të merrte dhe kërkonte 100% e të ardhurave, përcjell albinfo.ch.

E, shtëpia botuese e vendit kishte mohuar vazhdimisht se ka paraqitur padi, ndonëse konfirmoi se ka kërkuar që në këngë meritat t’i jepeshin Radiohead.

Dhe, së fundi, Del Rey njoftoi se është marrë vesh me bendin gjatë festivalit Lollapalooza në Sao Paolo në Brazil. Pasi performoi këngën Get Free, Del Rey ndezi një cigare dhe u tha adhuruesve se tani që padia mori fund, konsideron se mund ta këndojë këtë këngë sa herë të dëshirojë. Në kohën kur e kishte shkruar këngën, meritat për këngën nuk ishin shënuar në bazën e të dhënave të Shoqërisë amerikane të kompozitorëve, autorëve dhe publikuesve.