Shkurt.ch
“Lajnë” macen në lavatriqe, derisa e mbysin
Ishte konstatuar se fëmijët e kishin futur macen në makinën e larjes së rrobave dhe e kishin aktivizuar pastaj makinën
Tre djem të vegjël, gjashtë deri nëntë vjeç, kanë mbytur përmes torturës së tmerrshme një mace të fqinjëve. Një grua, banuese në ndërtesën e përbashkët kishte ndjerë se një erë e rendë po vinte nga lavatriçja në bodrum. Ajo që kishte parë ajo, kishte qenë një mace e ngordhur prej kohësh dhe tashmë e kalbëzuar, shkruan blick.ch.
Policia e thirrur nga gruaja në fjalë ka marrë në pyetje një numër fëmijësh të lagjes dhe së shpejti u kishte rënë në gjurmë tre fëmijëve, autorë të veprës makabre.
Ishte konstatuar se fëmijët e kishin futur macen në makinën e larjes së rrobave dhe e kishin aktivizuar pastaj makinën e cila ishte rrotulluar deri sa kishte mbytur macen, njofton policia e qytetit të Cyrihut.
Me gjithë faktin se është kryer vepër e torturimit të kafshëve, tre fëmijët nuk i detyrohen ligjit për shkakun se ende nui i kanë mbushur 10 vjet. Për këtë arsye, policia po shikon nëse ka bazë për ndjekje penale të prindërve të tyre.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Si pasojë e borës, transporti publik ka ndërprerje në shumë qytete Fillimi i dimrit në ultësira ka gjunjëzuar transportin publik. Situata është normalizuar që nga e premtja,...
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq