Lajme
Vjena vazhdon të jetë e bllokuar, qytetarët janë në panik
Transporti publik e në veçanti metrotë, thuajse nuk janë duke lëvizur fare.
Sulmi që ndodhi pak orë më parë në Schwedenplatz, në qendër të Vjenës, ka tronditur kryeqytetin austriak. Vjena është e bllokuar si kurrë më parë. Të gjitha lagjet e Vjenës janë të rrethuara nga policia.
Transporti publik e në veçanti metrotë, thuajse nuk janë duke lëvizur fare, ndërsa njerëzit rrugës që ishin, mundohen sa më shpejt të ikin në shtepitë e tyre. Deri më tash transporti më i sigurt është lëvizja me veturë personale apo taksi, raporton drejpërdrejtë nga Vjena, Albinfo Austria.
E gjithë kjo erdhi pas disa shkëmbimesh zjarri që ndodhën rreth orës 20:00 në Vjenë. Policia vjenezë ende apelon tek qytetarët që t`i shmangen qytetit e sidomos qarkut 1, zonës së qendrës.
“Ne jemi të vendosur me të gjitha forcat e mundshme. Ju lutemi shmangni të gjitha vendet publike”, thonë nga policia.
Rreth orës 20:00 kishte një të shtënë në qendër të Vjenës. Disa persona qëlluan me armë zjarri njerëz të pafajshëm, ndërkohë sipas mediave austriake, atentatorët ishin pozicionuar në 6 pika krimi në vend të ndryshme duke filluar nga Seitenstettengasse.
Sipas njoftimeve më të reja deri më tash ka disa persona të lënduar dhe disa me fatalitet, një prej tyre është edhe një polic, ndërkohë një nga atentatorët është qëlluar nga policia.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane