Bota
Lajmet e rreme, kërcënim për BE-në
Komisarja e BE-së, Maria Gabriel, ka pranuar rekomandimet e grupit të ekspertëve të ngarkuar me zhvillimin e një plani për të luftuar informacionet e rreme në internet.
Për fenomenin global të lajmeve të rreme, lëshuar pas zgjedhjeve të fundit amerikane, është gjithnjë më i shqetësuar Komisioni Evropian (KE) në prag të zgjedhjeve evropiane që do të mbahet në vitin 2019. Sipas Eurobarometrit më të fundit, i cili mat opinionin publik të qytetarëve të BE-së, ky fenomen shqetëson publikun e gjerë evropian, shkruan albinfo.ch.
Tetëdhjetë e tre për qind e qytetarëve evropianë besojnë se informacioni i rremë përbën një kërcënim për demokracinë. Shumica e shtetasve evropianë nuk kanë pothuajse besim në mediat online, radio gëzon besimin më të lartë me 70 për qind, televizion 66 për qind dhe media të shtypura 63 për qind.
Në këtë kontekst, grupi evropian i ekspertëve të pavarur edhe paraqiti një sërë rekomandimesh për të luftuar këtë fenomen, si nxitjen e leximit të mediave, zhvillimin e mjeteve që do të lejojnë gazetarët të merren me lajme të rreme, si dhe ruajtjen e diversitetit të medias evropiane.
Raporti gjithashtu kërkon krijimin e një Kodi Parimi për platformat në internet dhe mediat sociale, i cili përmban kërkesa të tilla, si transparenca në lidhje me mënyrën se si algoritmet zgjedhin dhe rendisin informacionin. Platformat kërkojnë një dallim të qartë ndërmjet përmbajtjes së sponsorizuar dhe llojeve të tjera të informacionit.
Në pranverë, Komisioni Evropian do të publikojë një dokument që përshkruan strategjinë evropiane për të luftuar lajmet e rreme dhe dezinformimin on line. Dokumenti do të bazohet në këtë raport të ekspertëve, si dhe në konsultimin e gjerë publik.
Ky dokument do të zbatohet për vendet anëtare të BE-së, por jo për vendet kandidate.
Institucionet evropiane kanë një trup të veçantë për të luftuar keqinformimin që rrjedh nga Rusia.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih