Lajme

Trump: Po lirohem nga spitali, ndihem më mirë se para 20 vjetësh

Presidenti amerikan, Donald Trump, sapo ka njoftuar se do të lirohet nga qendra mjekësore ‘Walter Reed’, ku ishte duke u trajtuar pas konfirmimit se është infektuar me koronavirus, raporton Albinfo.ch.
Trump bën të ditur se ndjehet mirë, madje siç shprehet ai, ndjehet më mirë se sa 20 vjet më parë.

“Unë do të largohem nga Qendra e madhe Mjekësore Walter Reed sot në 6:30 pasdite. Ndihem vërtet mirë! Mos kini frikë nga Covid. Mos e lejoni të dominojë jetën tuaj. Ne kemi zhvilluar, nën Administratën Trump, disa ilaçe dhe njohuri vërtet të shkëlqyera. Ndihem më mirë sesa 20 vjet më parë”, ka shkruar Trump.