Kosova

Kosovë, mbi 100 mijë qytetarë e kanë fituar betejën me Covid

Numri i të shëruarve kalon shifrën e 100 mijë personave

Referuar statistikave, që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë, e deri më sot kur kemi rënie të numrit të rasteve, me virusin Sars-CoV-2 janë prekur 107 mijë e 854 qytetarë, transmeton albinfo.ch.

Pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve me COVID-19, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), edhe numri i të shëruarve kalon shifrën e 100 mijë personave.

Sipas këtyre të dhënave, nga marsi i vitit 2020 e deri më sot, 105 mijë e 457 qytetarë kanë arritur ta mposhtin betejën me coronavirus, shkruan Telegrafi.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme në vendin tonë janë konfirmuar 12 raste të reja, ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në total numri i rasteve aktive është 133, kurse procesi i vaksinimit të qytetarëve po vazhdon.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253.858 doza të vaksinës.

Deri më sot 64.276 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.