Kosova

Lajm i fundit: 80 për qind e rasteve të fundit në Kosovë i takojnë variantit Delta

Sipas raporteve të fundit, varianti Delta, i cili ka pushtuar Evropën, ditët e fundit po del të jetë prezent në 80 për qind të rasteve të koronavirusit edhe në Kosovë.

Thuhet se 80 për qind e rasteve në Kosovë ditët e fundit janë me variantin Delta.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pritet të dalë në konferencë për media, ndonëse nuk është bërë e ditur arsyeja.

Kujtojmë se rasti i parë me variantin Delta në Kosovë është paraqitur në muajin maj.

Varianti Delta i COVID-19 është përhapur me shpejtësi në Indi, SHBA, Britani, e shumë shtete të tjera. Lehtësimi i masave mbrojtëse në këtë kohë është vlerësuar si rrezik për Evropën. Varianti Delta vlerësohet se është afërsisht 60% më i transmetueshëm se varianti Alpha, ose Kent.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar si variant shqetësues, i cili mund të përhapet më lehtë.

Infektologu Salih Ahmeti ka thënë se edhe Kosova duhet ta ketë si shqetësim mundësinë e rritjes së numrit të rasteve me variantin Delta të COVID-19.

Ai ka deklaruar se ditëve të fundit është rritur edhe numri i personave të hospitalizuar me koronavirus.