Kosova

Lajçaku pas takimeve në Kosovë e Serbi: Takime të rëndësishme dhe përmbajtjesore

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimeve të sotme me liderët e Kosovës dhe Serbisë ka thënë se presin që palët t’u përmbahen obligimeve nga dialogu.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Lajçak i ka quajtur takimet e sotme të rëndësishme dhe përmbajtjesore.

“Kemi theksuar se 24 shtatori duhet të hetohet plotësisht dhe se urgjentisht duhet të ketë shtensionim e normalizim. Presim që të dy t’u përmbahen obligimeve nga dialogu”, ka shkruar ai, përcjell albinfo.ch.

Ndër të tjera, ai ka paralajmëruar se për takimet e së shtunës do të njoftohen shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe se kjo çështje do të diskutohet edhe në Këshillin e BE-së.