Kosova
Lajçaku mbështet idetë e Osmanit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar presidentin e Kosovës, Vjosa Osmani, në përmbyllje të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, përcjell albinfo.ch.
Lajçak ka vlerësuar idetë që ka thënë se Osmani i ka dhënë për zbatimin e Aneksit të Ohrit.
“Para se të kthehem në Bruksel, takova presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar situatën aktuale në procesin e normalizimit. Vlerësova mendimet dhe rekomandimet e saj për mënyrën se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, ka shkruar ai në platformën X.
Lajçak pati takuar dy ditë më parë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
“Këtë mëngjes fola me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Diskutuam në detaje për ngjarjet e fundit në dialog dhe nevojën për riangazhimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në dritën e Planit të Rritjes së BE-së për rajonin”, pati shkruar Lajçak në rrjetin social X.
E-Diaspora
-
Në Kuvendin e Suedisë, deputeti Arbër Gashi ka iniciuar një mocion të rëndësishëm Gashi i ka bërë thirrje Suedisë që në mënyrë aktive të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në...
-
I madhi Shaq, edhe ne të themi: faleminderit, danke, merci, grazie!
-
Shqiptarët dhe zgjedhjet në Austri
-
Përçarjet dhe konfliktet ishin arsyet pse Mira Murati u largua nga kompania ChatGPT
-
Media italiane: Një talent i ri shqiptar në Arsenal
Jeta në Zvicër
-
Murten, zgjidhet fshati më i bukur në Zvicër për vitin 2024 Murten, ky qytet 800 vjeçar në një kodër të vogël ofron njëpamje madhështore dhe është dygjuhësh,...
-
Zvicra sot: Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së premtes
-
Çfarë do të thotë për ju ulja e fundit e normës së interesit në Zvicër?
-
Në cilat qytete zvicerane keni më shumë gjasa të dëgjoni të flitet anglisht?
-
Në Valais dhe Gjenevë po rregullohen kufijtë kombëtarë